Xhanpiero Ventura është i bindur në qëndrimin e tij në stolin e Italisë, por drejtuesit e Federatës italiane të Futbollit duket se mendojnë ndryshe. Presidenti Tavekio ka kërkuar një takim urgjent këtë të mërkurë me pjesën tjetëtr të drejtuesve të këtij institucioni për të marrë një vendim jo vetëm për trajnerin or edhe për atë cfarë do të bëhet më pas
Ideja e Federatës italiane është që të sjellë në pankinën e Të Kaltërve një emër të ri dhe kandidaturat në këtë pikë nuk mungojnë. Në krye të preferencave qëndron karlo Ançeloti, por në Federatë shpresohet edhe në një kthim të mundshëm të Antonio Kontes i cili nuk po ndihet shumë komod në Angli.
Pengesat në këtë pikë për FIGC janë vullneti i vetë këtyre teknikëve të cilët preferojnë ende që të punojnë me klube si dhe paga. Ventura paguhej 1.5 milionë Euro, një shifër që nuk është shumë e parapëlqyer nga 2 teknikët e mësipërm. për këtë arsye, qëeveria e futbollit italian po mendon që të rrisë këtë shifër e ta cojë në 4 milionë Euro dhe këtu opërfhsihen edhe bonuse të tjera. në rast dështimi me Ançelotin e Konten, Federata italiane e futbollit do të studiojë kandidaturat e roberto mançinit e Masimiliano Alegri.
sfidanti.al
—-