“Magjiku” Donçiç nuk mjafton, Barça fiton El Klasikon në basket!

U luajt në Madrid, në fushën e kryesuesit të pathyer të kampionatit spanjoll, dhe njërit prej kryesuesve të Euroligës. Gjithsesi, nuk e kemi thënë kot se El Klasiko nuk njeh diferenca në renditje apo në formë, madje edhe kur luhet në basketboll. Barcelona ia doli të triumfonte, madje bindshëm 84-80 në fushën e Realit, edhe pse “monstruozi” Luka Donçiç shkëlqeu si përherë. Slloveni ishte lojtari më i mirë i ndeshjes  duke shënuar 20 pikë e duke kapur 10 topa në tabela.

Tetëmbëdhjetë vjeçari mbajti Realin në ndeshje në pjesën e parë (45-45), por pas pushimit mungesat për shkak të dëmtimeve u ndjenë. Kuzmiç, Jul dhe Ajon nuk ishin në parket, ndërsa Randolf ishte hija e vetvetes (1 kosh në 11 tentativa). Sanders dhe veterani Navarro udhëhoqën Barcelonën, që u ngjit në vendin e tretë me 6 fitore e 2 humbje, vetëm 1 fitore prapa Realit dhe Valencias që kryesojnë. Valencia është kampionia në fuqi e Spanjës, pasi mundi vjet në finale pikërisht Realin.

Sfidanti.al