Kristiano Ronaldo gëzohet për të katërtën herë. Xhorxhina Rodrigez solli në jetë fëmijën e parë të ciftit që është një vajzë emri i së cilës dihet tashmë, Alana Martinez. Ylli portugez i Realit të Madridit deshi ta ndajë me botën këtë gëzim të tij dhe shfrytëzoi rrjetet sociale për të bërë të ditur lajmin.
‘Lindi Alana Martina!Ajo dhe Georgina janë mirë dhe ne jemi të gjithë të lumtur-shkruante Ronaldo në postimin e tij në rrjetet sociale ku ishte edhe një foto e tij me djalin e madh në spitalin ku ishte shtruar modelja spanjolle.
Në muajin qershor Ronaldo u bë baba i 2 binjakëve, Eva dhe Mateo, ndërkohë që në 2010 erdhi në jetë Kristiano Xhunior që të tre këta fëmijë janë lindur nga nëna mbartëse.
sfidanti.al