Anglezët kanë fjalën “unsexy”, që do të thotë “jo seksi”, pra “jo tërheqës” apo “jo tërheqëse”. Kjo fjalë doli nga goja e Jurgen Klopit, të paktën siç kujton zv. shefi ekzekutiv i Mançester Junajtidit, Ed Uduord (Woodward). Historia është nga ato “të nëndheshmet” e futbollit, që ndodhin duke kapërcyer rregulla, siç një makinë shkel kodin rrugor kur e di se nuk mund ta kapin.
Mançester Junajtid do të shkarkonte Dejvid Mojesin në 2014 dhe zgjedhja e parë ishte Jurgen Klop i Dortmundit. Pati bisedime, joshje, dhe Uduordi i tha tekstualisht gjermanit se “Junajtid është një klub shumë tërheqës, është versioni për të rritur i “Diznejt””. Në mënyrë të papritur, Klop doli me mendim tjetër, duke thënë fjalën “jo seksi”, dhe duke i premtuar shefit të Dortmundit, Vacke, se do të qendronte. Kaluan vetëm pak kohë dhe trajneri ekstravagand pranoi ofertën e Liverpulit, të cilin mesa duket e quajti “seksi”.
Sfidanti.al