Blater në hall të madh; ç’ne Solo u kujtua për prekjen seksuale

Për Sep Blater nuk kanë të përfunduar hallet. Këtë radhë ish presidenti i FIFA është përfshirë në një skandal për ngacmim seksual dhe ajo që e futi zviceranin në këtë vorbull ishte Hope Solo, ikona e futbollit amerikan të femrave.

Solo, kampione e botës  në vitin 2015 dhe kampione Olimpike në 2008 e 2012 me SHBA deklaroi për  një revistë portugeze se Blatter e kishte prekur ndërsa ishte duke dalë në skenë gjatë ceremoniosë së dorëzimit të Topit të Artë të vitit 2013.

Një akuzë e rëndë kjo për Blatter që po vuan edhe ndëshkimin e pezullimit prej 6 vitesh nga të gjitha aktivitetet futbollistike, por që ai nuk i pranon. Zëdhënësi i ish kreut të FIFA iu drejtua të përditshmes ‘The Guardian’ duke i përkufizuar akuzat e Hope Solos si qesharake.

Hope Solo nuk është më pjesë e përfaqësueses amerikane të futbollit të femrave pas përjashtimit që iu bë në vitin 2016 pas eliminimit të SHBA nga Lojërat Olimpike të Rio de Zhaneiros nga Suedia. Në atë kohë, Solo i quajti frikacake koleget e saj suedeze për shkak të lojës së tyre mbrojtëse, një frazë që asaj i kushtoi shtrenjtë.

sfidanti.al