Eden Azari e vlerësoi lart ish-futbollistin francez dhe, tani, trajner të Realit të Madridit, Zinedin Zidane, duke theksuar se ai nuk e di, nëse në të ardhmen do të bashkëpunojë me të, por, sidoqoftë, vuri në dukje se ai ka këtë dëshirë të madhe. “Të gjithë e dinë sesa e kam vlerësuar unë Zidanen si futbollist, ai është idhuli im. Nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmën, por që të luaj nën të është një ëndërr e imja”, deklaroi Azari. Gazetarët belgë, menjëherë, nxorën konkluzionin se Azari do që të transferohet te Reali i Madridit, por ai e hodhi poshtë këtë spekulim.
“Unë jam mjaft mirë te Celsi, kam akoma mjaft punë për të bërë në këtë klub dhe jam i lumtur në Londër”, vuri në dukje Azari. Sa i përket bashkëpunimit më Zhoze Murinjo, me të cilin ai nuk ka pasur marrëdhënie të mira, kur “speciali” drejtonte Celsin, futbollisti belg tha: “Do të doja që të përballem me të si kundërshtarë. Por, sidoqoftë, sikur rasti ta sjellë që unë të ndodhem në një klub me të, do të bashkëpunoja me kënaqësi me këtë trajner”, tha ai.
Sfidanti.al