Itali-Suedi e gjykon Lahoz, arbitri ‘special’ që e vlerëson Murinjo

Që Antonio Mateu Lahoz është një arbitër disi ‘special’, kjo kuptohet nga komplimentat e Zhoze Murinjos, një personazh I cili nuk është se ka pasur raporte të ngrohta me arbitrat. ‘Mateu lahoz është fantastik sepse nuk i pëlqejnë artistët e pishinave-kishte thënë Murinjo gjatë kohës që ishtë në stolin e Realit të Madridit duke iu referuar rivalëve të Barcelonës lojtarët e së cilës ‘e tepronin’ ndonjëherë me simulimet. Dhe Lahoz nuk e lejonte veten të impresionohej nga ambient.

40 vjeçari Lahoz është nga Valencia, mësues gjimnastike dhe arbitër ndërkombëtar që nga 2011. Ai preferon të dialogojë me lojtarët, por në Spanjë ka zëra që thonë se ekzistojnë rregullat e futbollit dhe ‘ato të Lahoz’ duke e akuzuar për inkoherencë. Mund të pyëse Bufon për numrin e ndeshjeve me përfaqësuesen, por mund edhe të të ndëshkojë për një fjalë të tepërt.

Do të jetë pikërisht ky arbitër që do të vërë drejtësinë në ndeshjen e San Siros mes Italisë dhe Suedisë. Në vetëm 1 rast spanjolli ka mundur të gjykojë një ndeshje të Të Kaltërve, atë me Irlandën e Veriut për eliminatoret e Euro 2012 që italianët e fituan 3-0, ndërsa Suedinë asnjëherë.

Në rang skuadrash, klubet italiane kanë bilanc pozitiv me Lahoz, Juventus ka fituar në Monako 2-0 në gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve të këtij viti dhe 2-1 me Borusian në 1/8 e finaleve të vitit 2015 dhe në të dy rastet Juventus në fund ka arritu të luajë në finale. Gjithnjë në Ligën e Kampioneve, Benfika-Napoli 1-2 në fazen e grupeve. Ndërkohë janë regjistruar edhe 2 humbje e ekipeve italiane ajo e Napolit 2-1 me Mançester Sitin dhe Totenhem-Inter 3-0 në Ligën e Kampioneve 2013. Një humbje edhe për Under 20 në gjysmefinale të Botërorit të kësaj grupmoshe.

Sfidanti.al