Mark Markez e mbylli rrugëtimin e tij drejt titullit të 6 jo pa drithërima. Vetë kampioni i rikonfirmuar i botës në MotoGP e pranoi këtë, me siguri duke menduar faktin se në një moment të garës arriti të evitojë një rrëzim që mund t’i kishte prishur punë.
‘Pata frikë në një cast, gjithë kohës u përpoqa të ruaja qetësinë, në kthesën 1 e humba për pak përqendrimin dhe frenova pak vonë, por gjithcka shkoi mirë-tha Markez.
Në fund të fundit kjo fitore erdhi sipas stilit të tij. Doviciozo u përpoq që t’ia rrëmbejë këtë titull Markezit por në fund nuk ia doli mbanë. Megjithatë spanjolli nuk ngurroi t’i bëjë komplimenatat italianit për këtë sezon të jashtëzakonshëm që kreu me Dukatin e tij.
‘Jam vërtet shumë i lumtur. E uroj Doviciozon dhe Dukatin-vijoi Markez-kanë qenë fantastikë. Gjithnjë ka pasur fair play mes nesh dhe unë mësova shumë gjëra prej tij sidomos në aspektin psikologjik. Më tregoi se është e mundur që të garosh pa shumë agresivitet dhe në fund të fitosh’.
Por cili është triumfi më i bukur për Markez? Piloti i Hondës nuk ka asnjë dyshim, ai i përpara 4 viteve.
‘Titulli më i bukur për mua ishte ai i 2013-shtoi Markez-kjo për faktin sepse ishte një surprizë, nuk e prisja aspak. I dyti është pikërisht ky i këtij viti. Bëmë një kampionat shumë të mirë dhe luftuam deri në fund. Dukati dhe Doviciozo si dhe pilotët e tjerë ishin shumë pranë nesh.
Sfidanti.al