Çelsi ‘i dashuruar’ me Ikardin; ‘Blutë’ gati 113 mln Euro për argjentinasin

Çelsi dhe Antonio Konte duket se janë ‘të dashuruar’ pas Mauro Ikardit. Drejtuesit e klubit londinez me kërkesë të trajnerit të skuadrës do të tentojnë të sjellin në ‘Stamford Bridge’ sulmuesin argjentinas të interit dhe për këtë kanë përgatitur një superofertë.

Ai që flet për këtë interesim të kampionëve të Anglisë është tabloidi ‘the Sun’ sipas të cilit, Çelsi tashmë e ka bërë gati ofertën prej 113 milionë Eurosh për Ikardin. ideja e Bluve të Londrës dhe Antonio Kontes është që të sjellin Ikardin në kryeqytetin anglez për të formuar një dyshe sulmuese me Alvaro Moratën.

Por te Çelsi duket se nuk është marrë parasysh dicka, vullneti i futbollistit. Në të vërtetë nuk dihet me siguri nëse Ikardi do të dëshirojë të provojë një aventurë të re në Premier League, ndërkohë që në sezonin aktual ai është një prej futbollistëve më në formë. Sulmuesi i Interit ka shënuar 11 gola deri tani në Serinë A italiane duke i dhënë mundësinë skuadrës zikaltër që të jetë në vendet e para të klasifikimit.

sfidanti.al