Mjafton vetëm një fjalë dhe polemiaka është shërbuyer. Kjo është ajo që ka ndodhur me Paulo Dibalën i cili foli për ‘bashkëjetesën’ në fushën e lojës me Lionel Mesin. ‘Është e vështirë të luash me mesin sepse ne luajmë në të njëjtin pozicion-kishte deklaruar Dibala përpara pak kohësh në një konferencë shtypi.
Por futbollisti i Juventusit nuk është shumë dakord me këto polemika të shpërthyera.
‘Në të njëjtën konferencë shtypi unë shpjegova edhe se për mua është një kënaqësi që të luaj së bashku me Mesin-deklaroi Dibala në një intervistë për ‘TyC Sports’-sepse nga ai mund të mësosh shumë gjëra. Por është shumë më e lehtë të gjesh gjilpërën në kashtë duke interpretuar keq një deklaratë për të talë aty ku dëshirohet për të shitur më shumë. Opinioni im për Mesin ka qenë gjithnjë shumë pozitiv, është idhulli im’
Dibala më pas foli edhepër lënien jashtë skuadre të Gonzalo Higuain.
‘Njerëzit e duan ‘Pipitan’-vijoi Dibala-ai nuk duhet të tregojë asgjë. Po punon shumë dhe e ëndërron të jetë në kombëtare’.