Topi i Botërorit të Rusisë bashkon yjet e futbollit botëror në aktiivitet e jo vetëm. Lionel Mesi, Zinedin Zidan, Alesandro Del Piero, Lukas Podolski apo Çabi Alonso u mblodhën në Moskë për të prezantuar topin e eventit më të rëndësishëm futbollistik, ‘Telstar 18’ i krijuar nga kompania gjermane e veshjeve sportive Adidas. Sipas drejtuesve të kësaj kompanie, emri i topit Telstar është një shkurtim i frazës ‘Star of Television’
Adidas ka bërë një retrospektive përkëtë top që ka një ngjashmëri të madhe me atë që u përdor në vitin 1970 në Botërorin e Meksikës. Në atë kohë u panë për herë të parë topat e bardhë me panele të zeza në mënyrë që të ishte më i dallueshëm duke qenë se filmimet ishin bardhezi.
Skuadrat që iu është ngarkuar detyra të testojnë ‘Telstar 18’ janë Mançester Junajtid dhe Reali i Madridit, testim që do të bëhet përpara fillimit të kësaj kupe Bote, ndeshjet e së cilës do të luhen në 11 qytete të Rusisë
Sfidanti.al