Surfisti Britanik e pa pisk në aventurën e tij në Nazare të Portugalisë, një zonë kjo që është shumë e preferuar nga sportistët e kësaj disipline për shkak të dimensioneve të dallgëve. Ditën e mërkurë Koton mori vendimin që të sfidojë një prej dallgëve më të larta, por gjërat nuk shkuan ashtu sic mendoi. Në fakt britaniku rrezikoi shumë në këtë aventurë të tij.
Gjatë kësaj sfide, një masë e madhe dhe e fortë uji u përplas mbi të duke i dëmtuar shtyllën kurrizore, që për fatin e surfistit rrezultoi papasoja. Ajo që duhet të bëjë tani Endrju koton është që për disa javë të qëndrojë jashtë ujërave dhe të mos mendojë për dallgët gjigande të oqeaneve.
Sfidanti.al