Paris Sën Zhermen i vendos një kusht Unai Emeri, të mundësojë kualifikimin e skuadrës të paktën deri në gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve nëse dëshiron që të qëndrojë në postin e tij. Megjithatë edhe kjo mund të mos i mjaftojë trajnerit spanjoll. Mediat në Francë po flasin shumë për nisjen e kërkimeve nga drejtuesit e PSG për trajnerin e ri të mundshëm të skuadrës dhe një prej emrave që është përfolur është ai i Zhoze Murinjo.
Por në orët e fundit në ambinetet e klubit francez ka filluar të dëgjohet ede një emër tjetër, ai i Antonio kontes. Është e përditrshmja ‘Le Parisien’ që flet për këtë interes të PSG për Antonio Konten kontrata e të cilit me Çelsin skadon në vitin 2019. Klubi parizien e vlerëson Konten për aftësitë e tij në aspektin taktk dhe në administrimin e personlaiteteve të forta në skuadër. Por jo vetëm kaq, Italia mesa duket vazhdon të jetë objekt i vëmendjes së PSG, pasi duket se një kandidaturë e mundshme për të marrë drejtimin e kësaj skuadre është edhe ajo e Masimiliano Alegrit.
Sfidanti.al