Dhimbje koke për Venturën; dëmtohet Zaza, humbet sfidën me Suedinë?

Simone Zaza shqetëson Xhanpiero Venturën. Sulmuesi i Valencias nuk mori pjesë në seancën stërvitore të paradites të së enjtes pasi pësoi një dëmtim në gjurin e majtë. Zaza mendoheje të aktivizohej në sfidën me Suedinë në formacionin bazë, por gjasat janë që ai ta humbasë këtë sfidë kaq të rëndësishme për Të Kaltrit.

Gjithsesi sulmuesi italian nuk u kthye në Spanjë, por qëndroi me pjesën tjetër të skuadrës pasi  ende ka një shpresë se ai mund të bëjë një riaftësim të shpejtë. Gjithsesi, ventura nuk dëshiron që të mbetet i papërgatitur dhe po mendon përt futbollistin që do të zëvendësojë Zazën dhe dilemat janë të mëdha pasi atij i duhet të bëjë një zgjedhje mes belotit dhe Eder, një dilemë kjo që do të zgjidhet përfundimisht vetëm në castet e fundit pasi të jetë verifikuar edhe gjendja e sulmuesit të Torinos.

sfidanti.al