Serhio Aguero frenon zërat e merkatos rreth tij duke konfirmuar dëshirën e tij për t’u kthyer te skuadra ku nisi karrierën e tij si futbollist, independiente. këtë deklaratë të tij, Aguero e ka bërë ndërsa ndodhet i grumbulluar me skuadrën argjentinase, në një intervistë për ‘TyC Sports’
‘Tani po rezulton që Milani dhe Reali i Madridit po kërkojnë shërbimet e mia-tha Aguero në intervistën e tij-nuk e di se ku lexova se unë shkatërrova ëndrrat e Independientes. Ideja ime është ajo që unë të kthehem tek kjo skuadër në vitin 2019 kur të më skadojë edhe kontrata që kam më Mançester Sitin’.
sfidanti.al