Filip Kutinjo është ëndrra, një e tillë që kushton 150 milionë euro. Gjithsesi, Barcelona nuk ka problem kryesor çmimin e kartonit, por marrëveshjen me Liverpulin, dhe po mendohet edhe për rastin më të keq. Mediat spanjolle shkruajnë se Lionel Mesi është këshilluar me drejtuesit dhe me trajnerin Valverde duke piketuar së bashku tri alternativat që quhen më të përshtatshme. Flitet për Rijad Mahrezin e Leisterit, Lemarit të Monakos dhe të Fekirit të Lionit. Sidomos ky i fundit po zhvillon një sezon të jashtëzakonshëm në Francë dhe në Europë, duke rënë në sy të klubeve të mëdhenj kontinentalë.
Sfidanti.al