Antonio Konte nuk duron më. Tekniku i Çelsit, i vënë në shënjestrën e kritikave, fillon të rrahë gjoksin për rezultate e arritura. ‘Suksesi i vitit të kaluar ishte një mrekulli-iu drejtua Konte gazetarëve-kisha në dispozicion të njëjtët lojtarë që në vitin paraardhës e mbyllën kampionatin në vendin e 10. Në merkato siguruam Batshaui, David Luiz, Kante e Markos Alonso. Nëse e kujtoj mirë, ju keni shtuar se do të bënim më keq se sezonin e mëparshëm. I kujtoj titujt e artikujve tuaj. Unë duhet të pranoj kur bëj gabime, por edhe ju duhet të bëni të njëjtën gjë’
Konte më pas kujtoi se Çelsi në 4-5 vitet e fundi humbi disa prej futbollistëve me peshë të skuadrës si Drogba, Lampard, Çeh, Terri apo Ivanovic, lojtarë që sipas italianit kanë shkruar historinë e këtij klubi që tani duhet të nisë cdo gjë nga e para.
‘Po përpiqemi të ndërtojmë dicka të rëndësishme-vijoi Konte-po përpiqemi që ta vëmë klubin sërish përballë situatave të tilla’
Sfidanti.al