Robeni thyen rekordin e Elberit legjendar me golin në “Der Klasiker”

Bajerni i Mynihut fitoi 3-1 ndaj rivalit të vet kryesor, Borusia e Dortmundit, ndërsa Arien Ribeni ishte shënuesi i golit të parë të bavarezëve. Për sulmuesin anësor 33-vjeçar, ky ishte goli i 93-të në Bundesligë që përbën një rekord të ri për një lojtar të huaj që luan me ekipin me më shumë trofe në Gjermani.

Ky futbollist holandez, tani, ka një gol më shumë se rekordmeni i mëparshëm, legjenda braziliane e Bajernit të Mynihut, Xhovane Elber, që ka fituar katër tituj me bavarezët në Bundesligë. Për Robenin, ky ishte goli i tretë gjatë këtij sezoni në kampionatin gjerman dhe i pari, qëkur në stolin e drejtimit të ekipit ka ardhur Jup Hainkesi.

Sfidanti.al