Futre mbron Simeonen: Larg duart nga legjenda e Atletikos!

Paulo Futre ka qenë një lojtar i dalluar i Atletikos së Madridit, dhe më herët i Portos, dhe portugezi e ndjen për detyrë të mbrojtë interesat e “kolçonerëve”, sidomos në këtë sezon kur skuadra kryeqytetase nuk po ecën ndoshta si më parë.

“I shkrova një letër falenderimi Simeones kur u arrit finalja e Ligës së Kampionëve në 2014, – tregon Futreja, – mendoja në atë kohë se do të duhej të kalonin 10 vjet që të shkruaja një tjetër letër, por u gabova. Ndodhi pas dy vjetësh. Sot dëgjoj kritika dhe jam shumë i mërzitur”.

“E kuptoj, – vazhdon ish-sulmuesi, – nëse kritikat e egra vijnë nga armiqtë tanë, sepse ata mezi e presin këtë moment që të dëmtojnë trajnerin tonë të madh, por dëshpërohem shumë kur kjo ndodh nga njerëzit tanë. Dua që tifozët tanë adoleshentë të mendohen dy herë përpara sesa të kritikojnë “Çolon”.

Sfidanti.al