Zidane s’paska dërguar mesazhe, por Ronaldo ju ka “pickuar”

Në dallim nga Gabriel Jesus, që kishte pranuar telefonat nga Pep Guardiola menjëherë pas nënshkrimit me Manchester City, këtë nuk e ka bërë Zinedine Zidane me Vinicius Junior.

Vinicius, 16 vjeçar, gjatë verës u ble për 45 milionë euro nga Flamengo dhe do t’i bashkohet Realit në vitin 2019.

“Guardiola telefonoi Gabriel Jesusin kur City nënshkroi me të. A ju ka telefonuar Zidane? Jo. Me Zidanin ende nuk kam folur. Flas me Marcelon, Casemiron dhe Danilon, natyrisht derisa ishte në Real. Kurdo që luaj mirë, Marcelo më dërgon mesazhe. Me ata jam në kontakt”, u përgjigj Vinicius.

“E Ronaldo, a ju dërgon mesazhe? Jo, jam duke pritur (qesh)”, u përgjigj Vinicius.