E gjithë Franca është kundër Patrice Evra dhe kjo për meritë të gjestit idot të futbollistit francez.
I pafalshëm gjesti i mbrojtësit francez i cili përpara ndeshjes së Europa League mes Vitoria Guimaraes dhe Marseille goditi me shkelm një tifoz të skuadrës së tij i cili e kishte ofenduar.
Gjesti i lojtarit është konsideruar i papërshtatshëm nga drejtuesit e klubit të Marseille, të cilët kanë përjashtuar nga skuadra Evra për një afat të pacaktuar.
Ndërkohë edhe UEFA ka hapur një hetim për sjellje të dhunshme ndaj mbrojtësit 36-vjeçar.
Në 10 nëntor do të mblidhet Komisioni i Disiplinës i cili do të vendosë se çfarë masash do të marrë ndaj Patrice Evra.
Mediat aludojnë për një pezullim prej 7 muajsh për lojtarin dhe nëse kjo ndodh, në moshën 36-vjeçare karrierës së gjatë të Evra mund t’i ketë ardhur fundi..