Pyetje thikë për Marselon: “ 29 topa të humbur, si të shkon bluza e Realit?”

Marcelo po vuan në këtë fillim të sezonit për të gjetur atë formën e mirë, për çka edhe është zgjedhur si mbrojtësi i majtë më i mirë në botë për vitin 2017.

Braziliani të mërkurën mbrëma kundër Tottenhamit në Ligën e Kampionëve humbi 29 topa, rekord negativ personal në këtë garë, që ka bërë deri më tani 93 paraqitje.

“29 topa të humbur dhe e mbani edhe më tej të veshur fanellën e Madridit?”, kishte shkruar tifozi.

Ndërsa Marcelo i është përgjigjur: “Nëse i kam humbur, a do të më ndihmosh t’i gjej?”.