Ibrahimovic e propozimi për Xhoshuan; t’i mësojë goditje të arteve marciale

Entoni Xhoshuau konfirmua kampion botë në kategoritë WBA, IBF dhe IBO pasi mundi në raundin e dhjetë me ‘Knock out teknik’ Karlos Takam. Një rezultat i jashtëzakonshëm ky për boksierin brtianik që ruajti pathyershmërinë e tij duke qenë se ka një bilanc prej 20 fitoresh e asnjë humbje. Në mbrëmjen e Kardifit ishin të pranishëm plot 78 mijë shikues që e ndoqën këtë ndeshje e mes tyre edhe Zlatan Ibrahimoviç.

Ky i fundit arriti edhe të përshëndesë Xhoshuan në dhomat e zhveshjes. Sipas suedezit që gjithnjë befason me deklaratat e tij, boksieri anglez ka ende shumë për të përmirësuar, pavarësisht suksesit të arritur. Sulmuesi suedez që dihet se zotëron ‘brezin e zi’ në taekwondo i ka bërë Xhoshuas një propozim interesant. ‘Nuk do të isha ndeshur me Xhoshuan, unë vetëm mund të mësoj prej tij, por edhe ai mund të mësojë ndonjë goditje të Brus Li, unë mund t’i jap këto leksione-tha Ibrahimovic. A do të pranojë kampioni i botës në WBA, IBF e IBO?

Sfidanti.al