Barcelona e shet emrin e stadiumit , “fajtori” është  gjeniu  Leo Mesi

Barcelona ndodhet në një situatë serioze, pasi po përpiqet me çdo kusht që ta mbajë Lionel Mesin në radhët e veta. Kontrata e tij skadon, më 2018, dhe krerët e klubit katalonjas i ka kapur paniku qysh tani. Mediumet spanjollë shkruanin, ditët e fundit, se Mesi ndodhet në bisedime me krerët e Barçës për një pagë prej më shumë se dy milionë euro në muaj, gjë që edhe do të realizohet, por problem momental është bonusi për nënshkrimin e kontratës që është diçka e zakonshme në rastin e futbollistëve yje të tillë si Lionel Mesi që, në rast se do ta nënshkruajë kontratën, parashikohet që të marrë, si bonus, 90 milionë euro të pabesueshme!

Thuhet se, që t’i sigurojë këti para të mëdha, Barcelona u ndodh në situatën, kur është e detyruar që të shesë emrin e stadiumit të saj “Kamp Nou”. Radio “Katalunja” ka publikuar lajmin se kompania farmaceutike barcelonase “Grifols” është shumë e interesuar që emri i stadiumit të jetë i saj, më konkretisht – “Kamp Nou Grifols” dhe, si shpërblim, Barcelona do të marrë 340 milionë euro, ndërsa marrëveshja përkatëse do të kishte një kohëzgjatje prej 30 vitesh.

Sfidanti.al