Lojtari më i faulluar në Primera, s’është as i Realit dhe as i Barcelonës

Reali i Madridit dhe Barcelona janë ekipet që kanë rolin favorit në luftën për titullin e kampionit në Spanjë, kështu që përbëjnë edhe sfidën kryesore për ekipet e tjerë. Faullet ndaj lojtarëve yje të këtyre dy ekipeve përbëjnë një nga menyrat për t’i ndaluar ata që të bëjnë depërtime të rrezikshme në pjesët e fushave të kundërshtarëve, por statistikat tregojnë se futbollisti më i faulluar luan me Valencian.Valencia e ka filluar mjaft mirë sezonin dhe, me meritë, ndodhet midis ekipeve që kryesojnë Primerën.

Në radhët e këtij ekipi, po “militon” me mjaft sukses Gonzalo Guedesh që ka ardhur te Valencia në këtë sezon. Ai, deri tani, ka luajtur 503 minuta me ekipin e tij të ri dhe ndaj tij kryhen faulle, mesatarisht, çdo 9 minuta. Mbas tij, në këtë drejtim, qëndrojnë mbrapa Kristiano Ronaldo, Lionel Mesi, Antoan Grizman, Isko dhe yje të tjerë të La Ligës.

 

Sfidanti.al