Ibra në stilin e vet: “U ktheva të përfundoj bastin, të fitoj Premier Ligën!”

“Nga futbolli, unë nuk do të largohem me një këmbë, por me të dyja, me aq sa hyra në të”, thotë Zllatan Ibrahimoviçi që, sezonin e kaluar, përsoi një dëmtim të rëndë në gju, por që tani po e merr veten definitivisht, megjithëse shumëkush ishte skeptik se ai do të kthehej ndonjëherë në fushën e futbollit. Megjithatë, edhe pse 36 vjeç, Ibra ka ende shumë motive që të konkurrojë me lojtarë më të rinj sesa vetja, madje, edhe të fitojë. Pikërisht, ky motiv konkurrues e inspiron edhe më shumë këtë futbullist suedezo-boshnjak.

“Jam kthyer që të filloj atë që nisa. Në sezonin e parë, ne fituam të tre trofetë, por fundi nuk ishte ashtu, sikurse dëshironim ne. Tani, synimi është fitimi i Premier Ligës dhe, pikërisht, këtë punë dua që të përfundoj”, i tha Ibra “Skaj Sportsit, duke vazhduar me tej: “Gjatë viteve të fundit, ju jeni në dilemë se edhe sa vite do të luani? Por, dëmtimi, megjithatë, m’i bëri gjërat më të lehta. Tani, unë kam vetëm një synim; të kthehem dhe të fitoj. Do të largohem nga futbolli, ashtu si hyra në të, me të dyja këmbët dhe jo më një. Madje, edhe sikur do të më duhet që të ec mbi ujë, do ta bëjë këtë”, vuri në dukje Ibra.

Sfidanti.al