Presidenti i Realit të Madridit, Florentino Perez, e përshkroi të sotmen si “epokën e artë” të këtij klubi, duke vënë në dukje se, që nga viti 2014 e deri tani, “mbretërorët” kanë fituar tri Liga Kampionësh, ndërsa u bënë edhe të parët që e mbrojtën këtë titull. “Sigurisht, që unë jam shumë i lumtur. Ne kemi në dispozicin një ekip të shkëlqyer me lojtarët më të mirë në të gjithë pozicionet. Nëse e shihni nga këndvështrimi historik, ky është Reali i Madridit më i fortë, qëkur unë kam ardhur në krye të këtij klubi. Në rast se kemi parasysh trofetë, ky Real është më i mirë sesa si i Figos, Zizusë, Ronaldos, Bekamit, etj.”, konkludoi me krenari Florentino Perez.
Sai përket Ronaldos, pasi e lavdëroi atë me superlativa nga më të ndryshme, Perezi tha se ai ishte i bindur se Ronaldo (33 vjeç) do të qëndrojë deri në fund me Realin e Madridit.
Sfidanti.al