I biri i Klajvertit , Xhastin, çfarë  shenjëstre për klubet e mëdha

Ajaksi ka në përbërje të tij disa talente të mëdhenj të shkollës së vet që, qysh tani, luajnë me ekipin e parë, madje në formacionin kryesor. Xhastin Klajvert, që tani, po i entuziazmon tifozët e vet me aftësitë e tij sulmuese, kështu që ai ndodhet në shenjëstër të disa klubeve të mëdhenj. Interesimin më serioz për këtë futbollist të talentuar 18-vjeçar po e tregon Totenhemi që, tanimë, ka hyrë në kontakt me klubin amsterdamas.

Ky sulmues anësor që, sikurse dihet, është i biri i futbollistit dikur të famshëm holandez, Patrik Klajvert, është bërë i dëshiruar në shumë klube, por Totenhemi është favorit kryesor, pasi njerëzit e tij drejtues kanë marrëdhënie shumë të mira me kolegët e tyre të Ajaksit.

Sfidanti.al