Berbatov “tradhëton” ish-shokun e ekipit, Ronaldo: Mesi, Numri 1

Ka qenë në krah të Kristianos dhe padyshim e vlerëson lart. Dimitar Berbatov është një njeri i kualifikuar për krahasimet, dhe “peshorja” e tij anon nga ana tjetër. “Ai është më i miri nga të gjithë, më i madhi, – tha Berbatov duke iu referuar Lionel Mesit, – Ronaldo është brilant, por Mesi është më shumë tipi i lojtarit që unë pëlqej. Ata janë thuajse aty-aty, por Mesi ka diçka të veçantë që më bën të thërras “Mesi, Mesi” kur shoh ndeshjet e Barcelonës”.

Berbatov luajti me Ronaldon në 2008-2009 përpara sesa portugezi të shkonte tek Reali, dhe Mançester Junajtidi i tyre humbi finalen e Championsit ndaj Barcelonës në Romë, 0-2, me gola të Etosë dhe Mesit. “Nëse do të pyesësh më të vjetrit, do të të thonë Pele, Maradona, Pushkash apo Di Stefano, por për brezin tonë janë Mesi dhe Ronaldo”, – theksoi 36-vjeçari nga Bullgaria”.

Sfidanti.al