Nejmari: Kundër meje hodhën bukë, lëng portokali,… mund të haja drekë!

Në ndeshjen e fundit derbi të kampionatit francez, të zhvilluar në “Velodrom” mes Olimpikut të Marsejës dhe PSZH-së (2-2), ndodhën disa skena të papëlqyera, pasi tifozët marsejas, kur Nejmari ekzekutonte korne, hodhën në drejtim të tij gjithçka që kishin në dorë, bukë, lengje frutash, etj. Mbas ndeshjes, u prononcua edhe vetë Nejmari që tha se, nëse do t’i mblidhte të gjitha ato që hodhën kunder tij, do të mund të hante drekë me to!

“Kundër meje u hodhën gjëra nga më të ndryshme, bukë, lëng portokalli, koka kola… Po t’i mblidhja të gjitha, unë shumë mirë mund të haja drekë me to gjëra. Ai nuk ishte futboll. Ishte njësoj sikur ju të shkonit në restorant dhe të hidhnin lugë e pirunë drejt kuzhinierit”, tha futbollsti brazilian.

Nejmari në ndeshjen e mësipërme shënoi një gol, por, në min. e 89-të të saj, ai doli jashtë, pasi mori kartonin e dytë të verdhë.

Sfidanti.al