Raportet mes Filip Kutinjos e Jurgen Klopit nuk kanë qenë asnjëherë shumë të mira, por situata kohët e fundit është përkeqësuar. Në fakt futbollisti Brazilian dhe përfaqësuesit e tij nuk e kanë kapërdirë faktin që Klop bëri rezistencë për shitjen e tij te Barcelona gjatë verës. Kutinjo ia bëri të ditur dëshirën e tij për t’u larguar nga Liverpuli duke i kërkuar që të mos këmbëngulte në qëndrimin e tij në Anfild. Por Klopp bëri krejtësisht të kundërtën.
Kutinjo më pas në formë rebelimi u kap pas justifikimit të dëmtimit për të mos luajtur me Liverpulin, por Brazili e cmaskoi duke e grumbulluar për ndeshjet e radhës së eliminatoreve. Kur u mbyll merkatoja e transferimeve dhe pa që do qëndronte në Anfield, Kutinjo u rebelua duke kërkuar që të mos luajë në Ligën e Kampioneve, por në fund me mbështetjen e familjes dhe agjentëve të tij, vendosi që t’u bashkohej lojtarëve të tjerë të Liverpulit.
Kutinjos nuk i pëlqeu sesi e administroi trajneri kthimin e tij si titullar duke e lënë fillimisht në stol, ndërkohë që kësaj situate i bashkohen edhe pakënaqësitë në grup në një sezon ku Liverpuli po shfaq problemet e sezonit të kaluar. Futbollisti ndihet i mashtruar, por puna e mirë e vëllezërve dhe agjentëve të tij ka bërë që ai të shohë ende një portë të hapur për t’u larguar nga Liverpuli në merkaton e muajit janar apo pas Botërorit të rusisë.
Gjithcka do të varet nga koha se kur Barcelona do të sigurojë të ardhurat e mjaftueshme për këtë operacion të rëndësishëm. Në këtë moment motivi I vetëm I Kutinjos ështëruajtja e formës për të përgatitur largimin nga Anfield dhe për të përballuar botërorin e tij të parë në karrierë
Sfidanti.al