Tirana – Vllaznia po bëhet një ndeshje pa atdhe. Dy klubet që prej vitesh kanë krijuar një futboll pasionant kur përballeshin, në kohën e rilindjes së stadiumeve, kanë ngritur plaçkat dhe nuk po gjejnë qytetin dhe stadiumin e duhur. Nga FSHF-ja është ofruar edhe stadiumi i Korçës, siç duket për të provuar edhe njëherë deri ku shkon limiti i bindjes i këtyre klubeve. Shkodranët, me mblesëri të federatës, e pësuan njëherë kur ndeshjen e tyre e spostuan në Korçë me Skënderbeun, kurse bardheblutë,e dinë fort mirë se armikun më të madh nuk e kanë në fushë, por nëpër zyra.
Pyetje e ndaluar: ku do të luajë Tirana me Vllazninë? Kur u inagurua “Loro Boriçi” dhe “Selman Stërmasi”, futbollistët shkodranë dhe ata të Tiranës kanë ndjerë keqardhje për kolegët e tyre në ekpet e Superligës, të cilët luanin futboll pa patur stadiumin e tyre, shtëpinë e tyre.