Një akuzë për presidentin më të vjetër të futbollit. Angel Maria Vijar, bosi i Federatës Spanjolle të Futbollit, akuzohet se i ka ndryshuar drejtimin 220 mijë eurove. “Shigjetimi” vjen nga Këshilli i Lartë i Sporteve (CSD) në Spanjë, dhe bëhet fjalë për një fond të destinuar për t’u përdorur për fëmijët nga Haiti që u goditën nga një tërmet në vitin 2010.
Një shkollë duhej të ndërtohej me këto 220 mijë euro, por kanë kaluar kohë dhe shkolla nuk duket gjëkundi. Ky lajm i keq për Vijarin zbulohet në fillim nga mediat e Barcelonës, pasi presidenti e ka selinë në Madrid. “El Mundo” shkruan se Këshilli i Lartë i Sporteve i kërkon Vijarit të japë paratë që vetë kishte premtuar për shkollën e fëmijëve haitianë.
B. Kuka