Iku koha e qepës, e hudhrës apo e këngëve të Adriano Çelentanos, ka ardhur momenti për të patur një qendrim tjetër lidhur me trajnerin Starova. Akuza e Duros ndaj Starovës , pak kohë më parë, u bë kasetë dhe teksti mbijetoi gjatë. Shpëtim Duro, ditët e fundit ka ndryshuar rrënjësisht fjalorin për njeriun e “demave të kuq”. Kur dëgjon fjalët e sheqerosura, në adresë të trajnerit të Partizanit, të duket sikur ke rënë në kurthin e harresës dhe, polemika që mban mend duket iluzive: “ Starova është më i zoti se Agostineli”.
Në prag të ndeshjes delikate Partizani-Skënderbeu, e cila ka nisur me sherrin e çmimeve të biletave, më parë se loja të ndezë motorët në fushë, ish-trajneri që provuar të dy stolat, të Skënderbeut dhe Partizanit, ka gjetur një mënyrë sjellejeje për të bërë autokritikën ndaj ish- kolegut dhe mikut të tij, Starova. Më mirë falje e vonuar, se sa një armiqësi e sajuar edhe për hir të mediave.
G.S