Usain Bolt dhe futbolli: Ju them formacionin tim ideal, kam kontaktuar disa klube

Usain Bolt ka dalë nga skena e botës së atletikës që pas Botërorit të Londrës dhe tani kërkon të ‘riciklohet’ në futboll, që është një tjetër pasion i tij i madh sportiv. Në një intervistë për FIFA.com, rekordmeni botëror rrëfeu se ka marrë disa oferta nga klube të ndryshëm për të luajtur. ‘Tani që e mbylla me atletikën, do të më pëlqente të luaja futboll-tha Bolt-e kam thenë këtë disa herë dhe shumë klube më kanë bërë ofertat e tyre. Për fat të keq në gusht pësova një dëmtim në bicepsin femoral dhe që nga ai moment po stërvitem që të luaj ndonjë ndeshje në 2018. Gjatë dimrit në Xhamajkë luaja shumë futboll dhe kjo nuk i pëlqente trajnerit tim, por për fatin tim nuk pësova asnjëherë ndonjë dëmtim që të më prishte punë për garat e atletikës’.

Por Usain Bolt nuk e la me kaq dhe përpiloi edhe formacionin e tij ideal, sigurisht duke u bazuar edhe te sezoni më i fundit futbollistik. Në portë, Bolt ka zgjedhur Xhanluixhi Buffon, ndërsa në mbrojtje janë Serhio Ramos e Bonuçi në qendër e Marselo e Dani Alvesh në krahë. Në mesfushë Bolt ka preferuar Pogbanë, Kante dhe Kutinjon, ndërsa në sulm Mesit e Ronaldos, Bolt i bashkoi Nejmarin.

Sfidanti.al