Presidenti i Dinamos së Zagrebit me një shou skandal në dasmën e të birit

Presidenti “kontrapedal” i Dinamos së Zagrebit, Zdravko Mamiç, u gjend përsëri në qendër të vemendjes, pas atentatit që iu bë atij, kohët fundit, dhe ku ai u plagos me armë zjarri. Kësaj here, ai dha  një shou të vërtetë në dasmën e të birit të tij, Mario.

Një çmenduri e vërtetë u krijua në sallën e dasmës, kur filloi të këndohej kënga “Ne mozhe nam niko nishta” (Askush nuk mund të na bëjë neve asgjë). Mamiçi u zhvesh lakuriq deri në mes dhe nisi ta këndoi këtë këngë me një zë të lartë e të çjerrë, ndërsa  hidhej e përdridhej, sa në ajër aq edhe në dysheme, nën brohoritjet e thirrjet e forta të dasmorëve. Në një moment, ai ia mori mikrofonin nga dora këngëtarës folk së njohur, Rada Manojloviç, dhe thirri me zë të lartë: “Ju q… nënat të gjithëve!”.

Sfidanti.al