Investimet e mëdha jo domosdoshmërisht e bëjnë një skuadër fituese. Kjo po ndodh me futbollin kinez që për të dytin vit radhaz ka mbetur pa asnjë përfaqësues në Ligën e kampioneve Aziatike. Skuadra e fundit e mbijetuar nga Super Liga Kineze, Shangai SIPG u eliminua këtë të mërkurë nga japonezët e Urava Reds. Kjo do të thotë se 690 milionë Euro të shpenzuara në merkaton e transferimeve kanë rezultuar një dështim i vërtetë. Deri tani klubet kineze kanë shpenzuar 60 milionë Euro për Oskar, 55.8 milionë për Hulk, 42 milionë për Xhekson Martinez apo Ramirez të cilët nuk mundën t’u jepnin ekipeve të kampionatit të vendit nga lindja e Largët rritjen e cilësisë. Një inflacion në blerje që duhet të përmbahet në sezonet e kaluara duke qenë se në muajin maj Fedeërata Kineze vendosi një taksë 100% për cdo lojtar të huaj që do të blejnë ekipet e Super ligës. Në të njëjtëjn kohë, Federata Kineze bëri të ditur se 18 klube janë denoncuar për mosshlyerje pagash, 13 nga të cilat janë të pjesë të Super Ligës, një detyrim që duhet shlyer brenda 15 gushtit në mënyrë që ato të mos mbeten jashtë kompeticionit.
Sfidanti.al