Elseid Hysaj në ferrin e Mançesterit, shqiptari vuajti në Champions

Në krahun e tij ishin David Silva dhe Leroi Sane. Në pjesën e parë, ata bënë çfarë deshën dhe Elseid Hysaj e pati shumë të vështirë t’i ndalte. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare ndoshta kaloi mbrëmjen më të vështirë të karrierës në stadiumin “Etihad” të Mançesterit, në përballjen e Championsit ndaj Sitit. Formacioni i Pep Guardiolës dominoi plotësisht në 45 minuta, duke shënuar dy herë, duke goditur shtyllën dhe duke pasur raste të tjera, si dhe duke mbajtur topin 74 për qind.

Hysaj dhe shokët e tij ndoshta ishin përballë ekipit më të mirë të Europës për momentin. Pas pushimit, mbrojtësi i Napolit ia doli ta mblidhte veten, ashtu si edhe shokët e tij që iu afruan edhe barazimit. Kjo përballje, kjo përvojë shumë e vështirë, me siguri që do t’i shërbejë shqiptarit për t’u rritur edhe më shumë.

Sfidanti.al