Uilliam Shekspirit nuk do t’i ndodhte, por Shekspirit të sotëm ja që i përfundoi cikli kështu. Leisteri shkarkoi trajnerin që kishte zënë vendin e Klaudio Ranierit, pas revoltës (së aluduar) të lojtarëve, ndërsa këta të fundit e morën vesh lajmin duke lexuar gazetat. Krejg Shekspir kishte nënshkruar kontratë 3-vjeçare, por kjo epokë për të zgjati vetëm 10 ndeshje, me ish-kampionët në vendin e 18-të në Premier Ligë. Një dramë e vërtetë shekspiriane tek Leisteri, që duhet të kërkojë trajnerin e tretë në pak muaj.
Shekspiri pati vetëm 1 fitore në 8 ndeshjet e fundit në Premier, ndonëse bilanci i tij ishte i dyti pas Klaudio Ranierit përsa i përket përqindjes së pikëve të fituara (38.1), duke qenë më mirë sesa ish-trajneri i shquar i dikurshëm Martin O’Nill. Ranieri mbetet më i miri me 44.4 për qind të pikëve të fituara në 63 ndeshje, duke fituar edhe titullin kampion në 2016, diçka që u quajt mrekullia e vitit në të gjithë botën.
Sfidanti.al