Risi dhe ndryshime ka në edicionin e 105 të ngjarjes më të rëndësishme ciklistike, Turi i Francës në 2018. Në Paris është prezantuar itinerari i ri i këtij evenimenti që do të zhvillohet nga 7-29 korrik të vitit të ardhshëm. Një prej ndryshimeve që ka prekur këtë ngjarje të madhe sportiveka të bëjë me skuadrat pjesëmarrëse që nuk do të përbëhen më me nga 9 ciklistë secila, por nga 8. Risitë e tjera kanë të bëjnë pikërisht me etapat. Gjithcka do të nisë në Ishullin Nuarmutier në vande, ndërkohë që si gjithnjë sipari i Turit të Francës do të ulet në Paris.
Në edicionin e 2018 të Turit të Francës është parashikuar që të zhvillohet edhe një etapë kronometër ekipor, ajo në Sholè 35 km e gjatë. Por më e vecanta është se këtë vit, ciklistët do të përshkojnë 21.7 km në rrugë me kalldrëm, një rekord ky që nga viti 1980, ndërkohë që është shtuar edhe një etapë në terren të paasfaltuar dhe bëhet fjalë për atë të Plato dë Glier, gjë që nuk ndodhte prej 26 vitesh. Edicioni i 105 i Turit të Francës do të ketë 6 etapa malore me ciklistët që do të kenë mundësinë të përshkojnë la Rozier, Alp d’Hyez dhe Kol Dë Porte
Sfidanti.al