Telefonat, përpikmëria dhe stërvitja, rregullat e Hajnkesit tek Bajerni!

Që do të kishte një ndryshim nuk diskutohej, por ndoshta nuk pritej i tillë. Jup Hajnkes, në një krah lavdëron lart yjet e Bajernit, ndërsa në krahun tjetër nxjerr rregulla kufizuese për ta. Trajneri u shpreh se “jam i lumtur sesa e bashkuar dhe sesa këmbëngulëse ishte skuadra në ndeshjen e fundit (5-0 ndaj Frajburgut në Bundesligë)”, veçse menjëherë më pas mbajti një fjalim para ekipit.

“Celularët do të kufizohen dhe nuk do të lejohen në shumicën e ambienteve të klubit”, është njëri nga rregullat e tij, “edhe aty ku do të lejohen, kjo do të jetë vetëm me raste”. Rregulli i dytë ka të bëjë me oraret, ku Hajnkesi kërkon përpikmëri të madhe, ndërsa me Ançelotin kishte edhe vonesa. Së fundi, lojtarët do të duhet të vijnë në klub një orë më herët sesa në kohën e italianit, pasi do të ketë nxemje shumë më të madhe dhe më të rëndësishme, ndërsa dy herë në javë do të ketë edhe ushtrime të veçanta.

Sfidanti.al