FIFA ‘zhgenjen’ Italinë, i rezervon Suedinë në shortin e playoffit

Italia ‘u lut’ shumë që të kishte si kundërshtare të saj në fazën e playoffit të Kuës së Botës së 2018, Greqinë që konsiderohej si skuadra më e dobët e kësaj faze, por shorti i hedhur në Zyrih u tregua kapricioz dhe nuk ua plotësoi dëshirën Të Kaltërve. Skuadrës së Xhanpiero Venturës, në fakt i ra për pjesë skuadra e Suedisë, që këtë radhë nuk do të ketë Ibrahimovic, por që gjithsesi mund të rezultojë e rrezikshme për 4 herë kampionët e botës.

Ajo që do të luajë në fakt ndaj skuadrës helene është pikërisht kroacia në një përballje që përkufizohet si derbi ballkanas. Danimarkën e pret një përballje me Irlandën, ndërsa Zvicra e shqiptarëve Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri do të luajë me Irlandën e Veriut për një biletë për në fazën finale të Botërorit të Rusisë. Ndeshjet e para të fazës së playoffit do të luhen në datat 9-11 nëntor, ndërsa ato të kthimit në 12-14 nëntor.

sfidanti.al