Strakosha është kategorik: Unë pasuesi i Bufon? Jam shumë mirë te Lazio

Çiro Imobile shënoi të dy golat në fitoren ndaj Juventusit, por në këtë sukses të lacialëve vuri firmën e tij edhe Thoma Strakosha  me pritjen e bërë në penalltinë e ekzekutuar nga Paulo Dibala në minutat shtesë të takimit. Shumë shpejt në median italiane Strakosha u konsiderua si pasuesi i Xhanluixhi Bufon te Juventusi, një hipotezë të cilën ai e refuzoi menjëherë poshtë. ‘Nuk mund të shpjegoj emocionet e përjetuar pas ndeshjes-u shpreh Strakosha -pritja e penalltisë në sekondat e fundit ishte dicka fantastike. Përsa i përket cështjes personale, pres që të përmirësohem akoma më shumë. Unë zëvendësuesi i mundshëm i Buffon te Juventus? Nuk di asgjë  për këtë interes të bardhezinjve. Unë ndihem shumë mirë te Lazio. Kam besimin e trajnerit dhe të të gjithë klubit. Dua të qëndroj këtu sa më gjatë’

Sfidanti.al