Mesi, një tjetër ‘tripletë’, Antonela pret fëmijën e tretë të tij

Familja Mesi do të zgjerohet akoma më shumë. Bashkëshortja e yllit të Barcelonës dhe përfaqësueses argjentinase, Lionel Mesi, Antonela Rokuco është në pritje të fëmijës së tretë të tyre. Vetë 29 vjecarja e ka konfirmuar këtë lajm që po qarkullonte në media prej kohësh nëpërmjet një postimi në rrjetin social Instagram me ane te një fotoje të shoqëruar me mesazhin ‘Familja prej 5 vetësh’. Në foto shfaqet Lionel Mesi dhe djemtë e tij Tiago e Mateo teksa janë pranë Antonelës duke prekur barkun e saj.

Ajo që të bën përshtypje është se Antonela Rokuco e publikoi lajmin e shtatzënisë së saj  të dielën e 15 tetorit që përkon me ‘Ditën e Nënës’ në Argjentinë. Javë më vonë  do të mësohet edhe gjinia e fëmijës së tretë të Lionel Mesit e Antonelës; do të jetë vajzë këtë radhë, apo Messi do ketë një ‘hat-trick’ me djem?

Sfidanti.al