UEFA me dorë të hekurt, jo huliganë serbë në “Elbasan Arena”

Asnjë tifoz i Partizanit të Beogradit nuk do të jetë i pranishëm këtë të enjte në “Elbasan Arena” për ndeshjen e Ligës së Europës ndaj Skënderbeut. Ky vendim u mori nga të dy klubet, në këshillim me UEFA-n, ndërsa u përcaktua edhe që asnjë tifoz shqiptar nuk do të udhëtojë drejt Beogradit për ndeshjen e kthimit.

Sipas organeve të specializuara, këto ndeshje vlerësohen si të rrezikshmërisë së lartë, sidomos duke pasur parasysh sjelljen e një pjese të tifozëve ultras të skuadrës serbe, që kanë shkaktuar incidente të shumta në të kaluarën.

Klubi i Partizanit i ka njoftuar tifozët se nuk do t’u japë bileta për në Elbasan, dhe ka deklaruar se nuk mund të rrezikojë incidente të tjera, pasi ndodhet nën dënim me kusht nga UEFA.

Po ashtu, u vendos që të mos ketë tifozë serbë as kur Partizani të luajë në Ukrainë ndaj Dinamos së Kievit, pasi edhe kjo ndeshje vlerësohet si me rrezikshmëri të lartë.

Sfidanti.al