E pabesueshme në Strasburg; policia zhveshi tifozët e Marsejës para se të hynin në stadium.

Askush nuk e beson, por është e vërtetë. Tifozët e Olimpikut të Marsejës, të detyruar  nga punonjësit e sigurisë në stadium, u detyruan të heqnin cdo gjë që kishin në trup, një episod që tashmë e ka bërë xhiron e botës. Arsyeja e asaj që ndodhi? Atmosfera e ndezur që karakterizoi ndeshjen që mbylli javën e 9 të Ligë 1 e përfunduar me barazimin spektakolar 3-3.

Tifozët e Strasburgut, u takuan në qendër  të qytetit për t’iu drejtuar stadiumit me flakadanë duke shkaktuar edhe ndonjë incident me miqtë. Punonjësit e sigurisë arritën deri aty, sa njëri mbeti krejtësisht lakuriq duke u detyruar të përdorte xhupin prej lëkure dhe një bluzë me kapuc në formën e fundit për të mbuluar trupin,  duke hyrë në këtë mënyrë në stadium duke i befasuar të gjithë personat që kishte pranë në stadium.

Sfidanti.al