Yjet e Bajernit ripërtërijnë “parkun” e tyre të makinave “Audi”

Futbollistët e Bajernit të Mynihut, çdo vit, marrin makina të reja “Audi” për t’i përdorur gjatë 12 muajve. Kjo traditë po vazhdon prej 15 vitesh, ndërsa vazhdoi edhe gjatë këtij viti. Ashtu si edhe vitin e kaluar, “Audi RS6” ishte modeli modern më i preferuar, duke qenë se shumë futbollistë, midis tyre Humels, Zherom Boateng dhe Tiago Alkantar, duan makina të fuqishme. Më pas, vijnë “Audi Q7 dhe SQ7 TDI që kanë zgjedhur Myleri dhe Frank Riberi. I kërkuar ishte edhe modeli “Audi SQ5” që, tani, ndodhet në garazhin e Jup Heinkesit.

Futbollistët shkuan në Ingolshtad që të merrnin në dorëzim makinat e tyre të reja, ndërkohë që vizituan edhe uzinën moderne të prodhimit të makinave të kësaj marke, më e madhja në pronësi të kompanisë “Audi” dhe e dyta më e madhja, në përgjithësi, në Evropë. Ekipi Bajernit pati mundësinë që të shihte sesi prodhoheshin modelet më të fundit, A3, A4, A5 dhe Q2. Në këtë uzinë, vitin e kaluar, u prodhuan 592 337 makina! Vizita në uzinën e lartpërmendur u dha mundësinë lojtarëve të Bajernit që të shihnin edhe modelin më të fundit, A8, që mund të sigurohet, deri tani, vetëm ekskluzivisht, në Evropë, me motor V6. Po ashtu, atje ishte ekspozuar edhe “A5 Sportback G-tron” që mund të punojë edhe me gaz natyror.

Sfidanti.al