Lukaku është një hap larg një rekordi të jashtëzakonshëm

Edhe pse është vetëm 25 vjeç, ai është vetëm një hap larg që të bëhet golashënuesi më i mirë në historinë e futbollit belg dhe që ta thyejë këtë rekord atij i duhet që të shënojë edhe 6 gola. Lukau me përfaqësuesen A të Blegjikës ka debutuar, më 2010, dhe, deri tani, në 60 ndeshje që ka luajtur, ai ka shënuar 25 gola dhe në ndeshjen e fundit, duke shënuar gol, ai kaloi Veseli Sonkun që, gjatë viteve 2001-2010, ka shënuar 24 gola.

Romelu Lukaku, për momentin është golashënuesi i 6-të në historinë e Belgjikës dhe para tij ndodhen: Robert De Von (26 gola), Mark Vilmots e Xhozep Mermane (28), Bernard Voorhof dhe Pol Van Himst (30). Po ashtu, vlen të përmendet se Lukaku është debutuesi i tretë më i ri që ka luajtur me përfaqësuesen belge, duke pasur parasysh se ndeshjen e parë me të ai ka qenë 16 vjeç dhe 296 ditë.

Sfidanti.al