Një nga sulmuesit më të mirë në historinë e futbollit ka si synim që të kthehet edhe një herë tjetër në fushën e futbollit. Megjithëse disa përpjekje të tij të mëparshme për ta shpëtuar karrierën e tij kanë qenë të pasuksesshme, më shumë për shkak të mënyrës së tij të keqe të jetesës, Adriano ka vendosur që ta provojë edhe një herë tjetër. “Plani im është që, përmes një stërvitjeje të fortë, të bëhem gati në janar dhe, atëherë, do të fillojë të kërkoj ndonjë klub të mirë”, deklaroi ky futbollist 35-vjeçar, gjatë një emisioni televiziv në Brazil.
Angazhimin e fundit ky futbollist brazilian e ka patur, vitin e kaluar, në Majami, por, sidoqoftë, aventuara e tij atje përfundoi pa lavdi. Adriano ditët e tij më të mira i ka kaluar në Itali, ku ka luajtur me Interin, Parmën dhe Fiorentinën, ndërkohë që kthimi i tij në atdhe shënoi edhe fundin e tij si futbollist.
Sfidanti.al