Bufoni ka shumë oferta, por njëra është e veçantë – ministër!

Lajme befasuese po vijnë nga Italia, pasi një nga portierët më të mirë në botë dhe më popullor mund të hyjë në politikë dhe të bëhet…ministër! Fjala është për Xhanluixhin Bufonin e madh që është një mit dhe simbol i vërtetë i përfaqësueses së Italisë. Sipas mediumeve, mbas tërheqjes nga fusha e futbollit, portieri më i mirë aktual në botë nuk e di se ku do të punojë!? Sidoqoftë, shanset më të mëdha i ka Juventusi i tij që synon ta bëjë atë nga drejtorët kryesorë të klubit torinez.

Por, ai mund të bëhet edhe ministër, nëse vendos që të hyjë në politikë. Sidoqoftë, që mund të mund të bëhet e tillë, partia e sapoformuar “Renesansata” duhet të fitojë në zgjedhje, gjë që duket pak e vështirë, Kryetari i kësaj partie, Vitorio Sgarbi, një kritik kontraversal arti dhe ish-moderator televiziv,  ka bërë të ditur se Bufoni, po të dojë, do të bëhet imazhi i kësaj partie të re. “Nëse unë do të bëhet kryeministër, Bufoni do të bëhet ministër i Sportit”, deklaroi Sgarbi.

Sidoqoftë, duket si e pamundur që partia e mësipërme të fitojë në zgjedhje, por duhet të kihet parasysh se kështu u tha, në fillim, edhe për Bepe Grilon dhe partinë e tij “Pesë yjet”, që në fund doli fituese. Në Itali, gjërat ndryshojnë shpejt, ndërkohë që partitë tradicionale i kanë zhgënjyer njerëzit.

Sfidanti.al